Pamje ekskluzive, si ndodhi rrahja në Podujevë, dëgjohen edhe krisma armësh(Video)
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur disa persona nisin përplasjen mes vete por që në një moment të caktuar përdorën edhe armët e zjarrit.
Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur për IndeksOnline se gjendja e dy të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Po janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente dy persona të plagosur me armë zjarri. Janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Syla.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se të arrestuarit janë L. Zeka dhe R. Rama./Indeksonline/

