75 Mall Live Search
23:20 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / MSH

Pamje ekskluzive si në filmat aksion, momenti kur Policia e Kosovës arreston disa persona në Prishtinë

Policia ka realizuar një aksion sonte në Prishtinë.

Pranë lagjës “Bregu i Diellit” ka arritur të arrestojë tre persona, të cilët nuk u ndalën për kontroll, pavarësisht sinjalizimit të policisë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i8 policisë, Agron Borovci, i cili ka shpjeguar rrjedhen e ngjarjes.

Ai pohoi se makina u sinjalizua për ndalim nga zyrtarët policorë, por që e njëjta tentoi të shmanget.

Por, një tjetër njësit patrullues e ndaloi në një tjetër rrugë.

“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policorë që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur. Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi” me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar” tha Borovci për Indeksonline.

Indeksonline ju sjell pamje ekskluzive të këtij aksioni të policisë.