Pamje ekskluzive të grabitjes së argjendarisë në Suharekë, ku pati edhe të plagosur

Një plaçkitje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Suharekë. Cak i plaçkitjes ka qenë një argjendari.
Poashtu raportohet se ka patur edhe shkëmbime me armë mes plaçkitësve dhe policisë.
IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive nga kjo grabitje e rëndë.
Një polic ka mbetur i plagosur, ndërsa raportohet se edhe një prej grabitësve është i plagosur./IndeksOnline/