Pamje emocionuese, pas disa muajsh portieri i njohur del nga spitali, ishtë rrëzuar nga kali

Portieri i PSG-së, Sergio Rico ka dalur mëngjesin e sotëm nga spitali gati 4 muaj pasi u shtrua atje.
Portieri spanjoll është përcjellur me duartrokitje në daljen nga spitali bashkë me gruan e tij.

Portieri për disa ditë ishte edhe në koma, gjë që ka bërë që ai të humbas shumë në peshë.

Rico ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë pas një aksidenti në kalërim në provincën spanjolle të Andaluzisë./Indeksonline/