Pamje/ Eskorta e Veselit largohet nga shtëpia në Bair të Mitrovicës

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht se ka arritur në Kosovë nga Qendra e Paraburgimit në Hagë, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai u lejua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të vijë në të pame të babait të tij, Fazliut, i cili vdiq të mërkurën në moshën 94 vjeçare.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga shtëpia e Veselit në Bair të Mitrovicë ku shihet eskorta e Kadri Veselit me përcjellje të veturave të shumta të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës duke u larguar nga aty.
Veseli s’arriti të ishte i pranishëm në varrimin e babait të tij.
Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar që Veseli është në Kosovë, por s’dihet sa do të qëndroj./IndeksOnline/