Pamje/Falja e Ikindisë në shesh të Prishtinës

Në shenjë revolte ndaj qeverisë, shumë besimtarë myslimanë sot do ta bëjnë faljen e Ikindisë në shesh të Prishtinë.
Shoqëria civile ka nisur mbrëmë thirrjen përmes thirrjeve sociale, ndërsa tashmë shumë besimtarë kanë nisur t’i përgjigjen me daljen e tyre, transmeton Indeksonline.
Falja e Ikindisë pritet të bëhet në orën 16:35, deri atëherë në sheshin Skënderbeu, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, po shtrohen edhe sexhdet në distancën e kërkuar.
Ndryshe, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava sot mbajti një takim me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin dhe mikrobilologun Lul Raka.
Në këtë takim u tha se mbyllja e xhamive ndikoi dukshëm në parandalimin e hapjes së pandemisë COVID-19
Myftiu Tërnava tha se Bashkësia Islame e Kosovës, ashtu sikurse të gjithë̈ besimtarët e saj, janë̈ të shqetësuar për mos hapjen e xhamive, ku do të krijoheshin kushtet për kryerjen e adhurimeve ndaj Zotit.
Por shtoi se e kanë obligim fetar që të marrim mendimet dhe rekomandimet e profesionistëve që e njohin fushën përkatëse.
Ndërsa, Ramadani tha se duke pasur parasysh që për parandalimin e kësaj pandemie, nuk ka ende ndonjë vaksinë dhe as trajtim të duhur, rekomandimet për mos grumbullimin e masës kanë qenë obligative në përputhje me institucionet e tjera shëndetësore botërore./Indeksonline


