Pamje fantastike nga droni: Iftari tradicional që mbahet çdo vit në qendër të Kamenicës!
Muaji i Shenjtë i Ramazanit çdo vit në qytetin e Kamenicës mbledh në një iftar të përbashkët të gjithë besimtarët mysliman.
Mbrëmë në rrugët e qytetit përreth tryezës u mblodhën qindra agjërues të cilët bën iftar të së bashku, shkruan Indeksonline.

Ky iftar tradicional që quhet “Sofra e Ramazanit” i dha edhe më shumë madhështi e bereqet këtij muaji.
Bashkë me qytetarë ishte edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili shihet duke bërë lutje para iftarit.

Të pranishëm kishte edhe ushtarë të forcave amerikane që veprojnë në Kosovë.

Këtë iftar mund ta shihni përmes një videoje të realizuar me kaq mjeshtëri nga fotografi kosovar, Arian Mavriqi./Indeksonline/