75 Mall Live Search
22:08 / E Diele, 24 Korrik 2022 / AR

Pamje/ Fero sulmon me grushta e shqelma një qytetar në veturë

Këngëtarët e skenës rep në Kosovë kanë probleme me dhunën. Feronit Shabani, reperi i njohur e problematik nga Gjilani, ka bërë përsëri bujë.

Jo për ndonjë këngë, të cilët janë po ashtu shumë të kritikuara për tekste banale, por për dhunën e ushtruar sot në Gjilan.

Fero, siç njihet me emrin artistik, në videon e siguruar nga gazeta Nacionale, shihet teksa godet dikë brenda në veturë, e cila tenton të largohet nga vendi.

Nuk dihet se pse ka ndodhur ky shpërthim i Feros, por dhuna qartësisht shihet që ai ka ushtruar ndaj njërit prej pasagjerëve në veturë.