Pamje/Forenzika merr trupin e të riut që u ther për vdekje sot në Prishtinë
 
				Një therje me thika ka ndodhur në mëngjesin e së martës në ‘Kodër të Trimave’ në Prishtinë.
Indeksonline ka raportuar më herët se një i ri ka mbetur i vdekur nga ky rast i rëndë.
Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Forenzika gjenden në vendngjarje, të cilët kanë larguar trupin e viktimës për në Institut.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë informacione për këtë rast.




 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                