75 Mall Live Search
15:31 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pamje gjatë arrestimit të prokurores së njohur, në Maqedoninë Veriore

Raportohet se policia nga shtëpia e saj në ”Kozle” ka shoqëruar Janevën në zyrat e Prokurorisë Speciale.

Për momentin policia ka rrethuar shtëpinë e prokurores speciale, Katica Janeva, në ”Kozle”, Shkup, për shkak se ka urdhër për arrestimin e saj. Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket” por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar.

Forca policore kanë ndërhyrë në shtëpinë në ”Kozle” dhe kanë arrestuar prokuroren speciale, Katica Janeva. Raportohet se për Katica Janevën dyshohet për rastin “Reket” dhe rreth saj jozyrtarishtë ekzistojnë edhe dëshmi.