Pamje/ Hajnat që po terrorizojnë Çagllavicën

Janë shpeshtuar vjedhjet nëpër gjithë territorin e Kosovës dhe thuajse çdo ditë në raportet policore figurojnë raste ku qytetarët raportojnë për dëme që iu shkaktohen nga hajnat e ndryshëm.
Ndërsa tash e sa kohë një grup hajdutësh po terrorizojnë banorët e Çagllavicës.
IndeksOnline ka siguruar pamje gjatë vjedhjes që ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën Prishtinë-QMI.

Në pamje shihet një person teksa zbret nga vetura e hap një tjetër veturë duke marrë diçka brenda saj e largohet me shpejtësi.
Luten qytetarët që kushdo që ka informacione për këto vjedhje të raportojnë në Polici.
IndeksOnline ju sjell pamje. Kliko këtu