Pamje: I moshuari ndez barin tek varrezat – e identifikon Policia

S.H nga fshati Shtrubullovë në komunën e Drenasit sot është gjiruar duke i vënë zjarrin barit të thatë brenda rrethojave të varrezës.
IndeksOnline mëson se Policia e Kosovës përmes videoingjizimeve ka arritur të identifikoj të dyshuarin ndaj të cilit është shënuar rasti “Zjarrëvënie”.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas tyre, i dyshuari shihet duke qëndruar afër çashmes e cila gjendet në hyrje të varrezave ku për një moment i njëjti hap derën e rrethojës së varrezave dhe më të hyrë brenda nga xhepi nxjerr në shkrepës me të cilën i vënë flakën barit dhe pastron duar tek çashmja dhe me nxitim largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të Drenasit./IndeksOnline/