Pamje/ Ikën nga virusi dhe izolimi në Kosovë, ia hedhin valles në restaurante në Shqipëri

Për shkak të rritjes së numrit te rasteve ditëve të fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë morën disa masa, mbylljen e bizneseve dhe gastronomisë gjatë vikendit, po ashtu futi në karantinë 6 komuna.
Por, kjo s’i ndaloi qytetarët që të dalin, madje një numër i madh i tyre vendosën të shkojnë në Shqipëri.
Duket që malli për dasmat dhe ahengjet i ka marrë shumë, prandaj disa nga ta e shfrytëzuan këtë fund javë që t’ia hedhin valles në restaurant të ndryshme në shtetin amë.
IndeksOnline sjellë pamje nga një restaurant, ku shihen duke festuar disa shtetas të Kosovës, pamje këto të turpshme në kohën kur spitalet po mbushen me të infektuar e kur IKSHPK po bën thirrje për respektim të masave.
Po ashtu IndeksOnline ka pasqyruar edhe pamje ku shiheshin dhjetëra vetura në pikën kufitarë në Morinë, të kosovarëve derisa ktheheshin nga Shqipëria.
S’kanë munguar as turmat e qytetarëve në parqe të ndryshme, veçmas në Gërmi.
Kujtojmë që nesër në orën 05:00 do të hiqet masa që u mor nga Qeveria për izolim dhe mbyllje të bizneseve./Indeksonline