23:31 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pamje/Inspekcioni po monitoron pjesët e frekuentuara të Prishtinës

Fiks në orën 21:00 kur dhe hyri në fuqi vendimi për kthimin e masave për parandalimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, miratuar nga qeveria Hoti, në rrugët e Prishtinës në aksion dolën Inspekcioni dhe Policia.

Derisa në shënjestër ishin me theks të veçantë kafiteritë, ku s’munguan as dënime.

E për asnjë orë, rrugët e lokalet u zbrazën tërësisht, madje kontrolla po ka edhe në vetura që po ndalohen.

Monitorime të rrepta po ka veçmas në pjesët më të frektuentura të Prishtinës.

Indeksonline sjellë pamje se si dy vetura po inspektojnë në Rrugën B dhe Bregun e Diellit.

Kujtojmë që në tërë territorin e Kosovës, nga ora 21:00 – 05:00 s’do të ketë shërbime në sektorin e gastronomisë, po ashtu 4 komuna, përfshirë kryeqytetin do të jenë nën orë policore./Indeksonline