75 Mall Live Search
12:56 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pamje/ Ja çfarë ndodh kur shpërthen një pompë e derivateve

Sa herë që ndërtohet një pompë e derivateve, kujdes i shtuar i kushtohet vendndodhjes dhe sipas të gjitha direktivave, ato duhet të ndërtohen në një distancë të caktuar dhe larg vendbanimeve, transmeton IndeksOnline.

Kjo pasi që nga shpërthimi që mund të pësojnë ato, dëmet që mund të shkaktohen do të ishin shumë të mëdha.

Se një shpërthim i tillë mund të jetë katastrofal, dëshmohet edhe nga kjo video, ku shihet se si në qytetin Volgorgad të Rusisë, shpërthimi  në një pompë të derivateve është mjaftë i madh, ndërsa fare pranë saj kalojnë vetura të shumta.

Më poshtë ju sjellim pamje të publikuara nga Daily Mail.