15:59 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Jorginho këshillon Kanten të lëvizë përpara – dhe më pas bën pasim milimetrik drejt tij

Tifozët e Chelseat do të jenë tejet të kënaqur me përforcimin e ri, Jorginhon pasi ai u pa duke e këshilluar N’Golo Kanten të lëvizë përpara para se ta bëjë një pasim milimetrik te francezi disa sekonda më vonë në një miqësore para-sezonale.

Pep Guardiola me të vërtetë e donte transferimin e Jorginhos në verë. Duke e pasur parasysh faktin se sa Manchester City ishte i mirë sezonin e kaluar, mesfushori i Napolit mund ta përmirësonte edhe më shumë skuadrën e Pep Guardiolas, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, Jorginho nuk iu bashkua kampionit të Premier Leagues. Para kësaj, Chelsea emëroi Maurizio Sarrin si trajner dhe ai vendosi ta merrte ish-lojtarin e tij në ”Stamford Bridge”.

Kjo është një dëshmi e qartë se Chelsea dëshiron ta sfidojë Manchester Cityn për titull këtë sezon pasi sezoni i kaluar nën urdhrat e Antonio Contes ishte tejet i dobët duke mbaruar në vendin e pestë.

Jorginho Brilliantly Directs N'Golo Kante Before Playing Inch Perfect Pass

Diferenca mes dy skuadrave të lartëpërmendura u pa në Community Shield, ku Man City fitoi me rezultat, 2-0 ndaj Chelseat, teksa Jorginho nuk bëri ndonjë impakt të madh.

Disa ditë më vonë, italiani me prejardhje braziliane tregoi aftësitë brillainte duke e këshilluar Kanten të lëvizte përpara para se ta pasonte topin drejt tij për ta vënë në pozitë një kundër një me portierin.

Ky moment ndodhi në miqësoren, Chelsea – Lyon, ku ”Të Kaltërit” fituan pas ekzekutimit të penalltive./IndeksOnline/