Pamje/ Kamioni bëhet shkrumb e hi në Lupq

Një kamion është përfshirë nga zjarri në fshatin Lupq të Podujevës. Në videot e dërguara në redaksinë e IndeksOnline, shihet se kamioni është bërë shkrumb e hi.
Nuk dihet nëse ndonjë person ka pësuar lëndime dhe arsyet që çuan në djegien e këtij kamioni.
Sipas qytetarëve, zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.