Pamje: Kamioni rrëshqet e përfundon jashtë rrugës

Një kamion për shkak të ngricave në rrugë sot ka përfunduar jashtë rrugës në Hereq-Junik.
Një lexues për IndeksOnline ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
Në video shihet se një kamion është aksidentuar dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar./IndeksOnline/