75 Mall Live Search
20:31 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / Blerim

Pamje/ Kapet nga Policia një femër duke vjedhur me revole në Prizren

Çdo ditë në vendin tonë raportohet për vjedhje, ndërsa ky fenomen është bërë shqetësim për qytetarët e vendit tonë.

Por, një femër në Prizren u kap keq nga komshinjtë, të cilët e kanë kapur 400 metra larg vendit ku ka kryer vjedhjen, ndërsa kanë lajmëruar policinë.

IndeksOnline posedon edhe një video, ku shihet e dyshuara teksa futet në veturën e Policisë së Kosovës.

E njëjta madje gjatë aktit të vjedhjes, kishte pasur edhe armë, ku revolja konfiskohet nga një pjesëtar i policisë./Indeksonline