Pamje/Kaplohet nga zjarri një ndërtesë kolektive në Rahovec

Është kapluar nga zjarri pasditen e sotme një ndërtesë kolektive në qendër të Rahovecit më saktësisht pranë objektit të komunës.
Nga pamjet që kanë dërguar në adresë të IndeksOnline, lexuesit e shumtë, shihet zjarri dhe tymi që del nga kati I fundit i kësaj ndërtese.
Duket se as reshjet e shiut nuk po arrijnë që të ndalin zjarrin, ndërsa zjarrfikësit kanë dal në vend të ngjarjes për të lokalizuar zjarrin dhe shuar atë.
IndeksOnline ju sjell pamje