75 Mall Live Search
19:04 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pamje/ Kështu bëhet testimi për Covid-19 i banorëve të Gjermanisë që kthehen nga vendet e rrezikuara!

Kapacitetet e testimit për COVID-19 në Gjermani janë zgjeruar. Në luftë kundër pandemisë së përhapjes së virusit, tashmë shteti gjerman, ka urdhëruar testimin e të gjithë udhëtarëve që hyjnë brenda territorit, vullnetarisht ose falas.

E, rregullat më të ashpra janë në fuqi për ata që kthehen nga zonat e rrezikut.

Indeksonline sjellë pamje nga kufiri i Zvicrës dhe Francës, gjegjësisht nga Autobani A5.

Në këtë video mund të shihni edhe ekipet mjekësore dhe dhjetëra makina të ndaluara, ku qytetarëve që po hyjnë brenda territorit gjerman po u bëhet testi për COVID-19.

Kujtojmë që vendimi i Qeverisë së Gjermanisë për obligimin e kryerjes së testit ka hyrë në fuqi më 8 të këtij muaji.

Madje edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka dhënë detaje për bashkëtardhetarët që kanë qenë në vendlindje apo do të kthehen në vendin e tyre të punës.

“Pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetëizolimit. Nëse testi është negativ atëherë lejohet dalja nga vetizolimi. Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime.

Në rast të mozbatimit të OBLIGIMIT për test masat e Qeverisë së Gjermanisë parashohin penalizime financiare nga 150 deri në 25.000 Euro”, thuhej ndër të tjera në njoftim.

Ndryshe, nëse jeni transit në Gjermani nuk obligoheni për test.

Instituti gjerman Robert Koch ditë më parë e konstatuar Kosovën si vatër të bartjes së infeksionit COVID-19 duke cituar të dhënat e testimeve të qytetarëve që vizituan vendet e rajonit të Ballkanit gjatë pushimeve verore.

Kosova renditet si e para në listën e numrit të udhëtarëve që e ka bartur virusin, me 1,096 raste të cilat e deklaruan Kosovën si vendbanim të tyre pas infeksionit./Indeksonline