Pamje, kështu e theu gishtin e dorës futbollisti i Manchester Cityt mbrëmë

Skuadra e Manchester Cityt shënoi fitore ndaj Copenhagen me rezultatin 3:1 në stadiumin “Etihad” në ndeshjen e UEFA Champions League.
Futbollisti, Matheus Nunes gjatë një aksioni në pjesën e dytë theu gishtin e dorës së tij, shkruan Indeksonline
Ai ndjeu dhimbje të madhe, por mjekët intervenuan menjëherë dhe ia kthyen gishtin në gjendjen e mëparshme.
Kujtojmë që skuadra e Pep Guardiolas pas fitores së mbrëmshme siguroi kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/