75 Mall Live Search
11:55 / E Diele, 25 Prill 2021 / OSH

Pamje/ Këto janë armët që janë gjetur në shtëpinë e vrasësit

Faton Brahimi po kërkohet nga Policia e Kosovës për vrasjen e djeshme të familjarit të tij Bashkim Brahimaj, gjatë ditës së djeshme në Novosellë të Pejës.

Menjëherë pas vrasjes Indeksonline raportoi se viktima dhe dorasi ishin djemë të axhës dhe se tragjedia dyshohet të ketë ndodhur për çështje pronësore, transmeton Indeksonline.

Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, paisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm.

Indeksonline ka siguruar një fotografi të armëve që u konfiskuan në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen.

Një ditë pas vrasjes policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij./Indeksonline/