08:53 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Pamje: Kievi goditet nga dy raketa

Reuters raporton se zona në jugperëndim të Kievit është goditur mëngjesin e sotëm nga dy raketa. 

Për momentin është e paqartë se cilat ishin objektivat.

Sipas qeverisë së qytetit të Kievit, një nga raketat goditi një ndërtesë banimi.

Reuters raporton se një nga raketat ra në zonën afër aeroportit Zhuliany të kryeqytetit.