Pamje/Kolona të gjata pak para orës 17:00, kur do të izolohet tërësisht kryeqyteti

Pas konfirmimit nga IKSHPK që 20 raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus vetëm në Prishtinë, kryeqyteti që nga mbrëmë është futur në karantinë.
Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës.
Ndërsa kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, mbrëmë pati njoftuar se qarkullimi do të vlejë edhe sot (e dielë) deri në orën 17:00 për qytetarët që duan të kthehen në Prishtinë, ndërsa masat e reja do të mirren nga dita e hënë.
Kështu pak para orës 17:00, një numër i madh veturash janë parë sot tek rreth rrotullimi në hyrje të Prishtinës.
Një kolonë e gjatë është krijuar, ku qytetarët po presin, ku edhe po i nënshtrohen kontrollave të policisë për të hyrë nga Fushë – Kosova për në kryeqytet.
Indeksonline iu sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.


