Pamje/ Kolona tejet të gjata nga Veterniku për në Prishtinë

Orari i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe numri i madh i ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë kanë bërë që të krijohen kolona tejet të mëdha nga Veterniku për në Prishtinë.
Që nga qendra tregtare “Albi Mall” deri tek rrethi i Flamurit në Prishtinë janë parë një numër i madh i veturave të ndalura në rrugë për shkak të kolonës së madhe, e cila pamundësonte qarkullimin e automjeteve.
Kujtojmë se komuna e Prishtinës gjendet ende në zonën e kuqe, ku ndalohet lëvizja e qytetarëve dhe funksionimi i operatorëve ekonomik pas orës 19:00./IndeksOnline/