75 Mall Live Search
20:09 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Pamje: Konfiskohet sasi e madhe e marijuhanës në Haraçinë

Policia ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme marijuhane në Haraçinë.

 Zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski nuk përmendi sasinë e drogës së sekuestruar por tha se në aksionin e policisë janë arrestuar gjashtë persona.

“Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Publike, gjatë dtës së djeshme dhe të sotme ka ndërmarë një sërë masash dhe aktivitete me qëllim zbardhje të veprës penale vjedhje e kryer mes datës 4 dhe 5 dhjetor në një depo kompanie në Josifovë të Valandovës ku janë marrë rreth 2 tonë marijuhanë. Pas paraqitjes së rastit janë ndërmarë të gjitha masat dhe aktivitetet, ndërsa pas marrjes së të dhënave operative janë kryer bastisje në Haraçinë, Mojanëcë e Epërme, Shkup dhe disa lokacione tjera ku është gjetur një pjesë e drogës dhe sende tjera që kanë të bëjnë me veprën penale- deklaroi Toni Angellovski, zëdhënës I Ministrisë së Punëve të Brendshme.