10:11 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pamje ku tregohet se si uragani ‘shkatërroi’ Floridën

Një prej uraganeve më të fuqishëm ndonjëherë ka goditur së fundi Floridën.

Mediat e huaja kanë raportuar edhe për persona të vdekur dhe dëme të mëdha në gjithë territorin. Pas shpërthimit të Pandhadle, urganani hyri në jug të Gjeorgjisë si pjesë e stuhisë e kategorisë tre, më të fuqishme ndonjëherë të regjistruar në pjesë të shteteve fqinje, transmeton Indeksonline.

Në veri të Floridës, ‘Michael’ goditi bregun me erëra të mëdha, duke rrafshuar pemë dhe duke dëmtuar më shumë se 388 mijë shtëpi dhe biznese.

Dëmtimet më të mëdha thuhet të kenë qenë në ‘Panama’ ku energjia elektrike humbi nga t’gjitha linjat./Indeksonline/