Pamje kur i moshuari në Tiranë hidhet nga ndërtesa mirëpo shpëton
Një ngjarje tragjike mund të kishte ndodhur sot në Tiranë.
Një i moshuar është hedhur ditën e sotme në orët e para të pasdites nga pallati.
Por për fatin e tij të mirë, ai është në gjendje të mirë shëndetësore për shkak se një tendë poshtë pallatit i ka shpëtuar jetën.
Në videon e dërguar në Abc news, mund të shikoni sekondat tragjike por që fatmirësisht personi në fjalë është dërguar në spital në gjendje të mrië shëndetësore.
Ngjarja ndodhi nga zonën e Astirit në Tiranë dhe ka tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve që ndodheshin aty pranë.