Pamje kur ndodhi vrasja në Prishtinë, një person me kallashnikov në dorë
Kanë dalur pamjet e para të vrasjes që ka tronditur sot Prishtinën.
Në video shihet një person me kallashnikov në Prishtinë, ndërsa pak metra larg tij edhe personi i shtrirë në tokë nga konflikti i ndodhur.
Nga kjo ngjarje deri më tani është i konfirmuar një person i vdekur ndërsa tre të tjera janë të lënduar.
Indeksonline mëson se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësore ku të përfshira janë dy familje./Indeksonline/