75 Mall Live Search
14:39 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / k.v

Pamje kur policia zbarkon te zyrat e AZhB-së

Mëngjesin e sotëm, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike ka trokitur sërish në dyert e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

IndeksOnline ka siguruar pamjet kur dhjetëra zyrtarë policor zbarkojnë pranë zyrave të AZhB-së.

Në këtë lokacion janë arrestuar shtatë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë ndërsa aksioni është shtrirë edhe në disa komuna tjera ku janë arrestuar edhe disa persona të tjerë.

Ky aksion ishte vazhdimësi e operacionit të 24 shkurtit të ndodhur në AZhB ku ishin arrestuar disa zyrtarë të lartë në këtë institucion dhe ishin konfiskuar mijëra euro kesh të përfituara nga dallaveret me subvencione./IndekOnline/