Pamje/ Lajçak pritet nga kryeministri Hoti

Ashtu edhe siç ishte paraparë, fiks në orën 16:30, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak hyri në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Lajçak, jashtë u prit nga kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti.
Takimi do të mbahet prapa dyerve të mbyllura, derisa ata do të flasin në lidhje me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Kujtojmë që të hënën në Luksemburg, Lajçak iu adresua ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Pas këtij takimi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një proces kompleks, por shprehu bindjen se arritja e një marrëveshjeje finale është çështje muajsh, e jo vitesh.



