75 Mall Live Search
12:06 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Livaja shkelmoi futbollistin serb në ndeshjen, AEK – Videoton

Në kuadër të eliminatoreve për Champions League, në ndeshjen e djeshme mes AEK-ut dhe Videotonit, ka ndodhur një incident.

Marko Livaja, futbollisti kroat i AEK-ut, ka shkelmuar futbollistin serb, Danko Lazovic.

Incidenti ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, teksa Livaja u ndëshkua me karton të kuq, transmeton IndeksOnline.

Pasi Lazovic preku Livajan me dorën në fytyrë, ky i fundit vendosi ta shkelmojë serbin.

Por, edhe Lazovic nuk mbeti pa u ndëshkuar, ku gjyqtari kryesore i ndeshjes dha karton të verdhë për të.

Ndeshja u zhvillua në Athinë mbrëmë, dhe pas dy ndeshjeve, me rezultat të përgjithshëm, 2-1, grekët vazhdojnë tutje./IndeksOnline/