75 Mall Live Search
20:17 / E Diele, 22 Maj 2022 / AR

Pamje/ Lumi Llap mbushet me shishe

Gjatë ditës së sotme qytetarët e Podujevës kanë parë ndotjen masive të lumit Llap.

Pamjet nga atje janë të shëmtuara, derisa shihet që lumi është mbushur me shishe nga më të ndryshmet, raporton Indeksonline.

Mbeturinat e shumta të cilat po hidhen në këtë lumë përveç që po ndotin ujin dhe ambientin përreth, janë duke krijuar edhe aromë të pakëndshme.