Pamje mahnitëse, flamingot në Shqipëri, në syrin e fotografit kosovar
Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi, ka sjellë pamje të bukura nga Shqipëria. Nga Laguna e Nartës, Mavriqi ka kapur momente përrallore me praninë e flamingove në këtë zonë.
Bukuritë natyrore të kësaj zone perfeksionohen nga prania e shpezëve të rralla, por tejet të bukura.
Mavriqi është një nga fotografët më të njohur në vend dhe më gjerë që sjell pamje nga natyra dhe nga bota e kafshëve të ndryshme./Indeksonline/