75 Mall Live Search
16:58 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Pamje mahnitëse të Bjeshkëve të Istogut, i sjell deputeti kosovar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj ka sjellur pamje të bukura nga bjeshkët e “Lugut të Butë”.

Dreshaj që njihet si person i apasionuar pas bjeshkëve, ka publikuar foto nga natyra ku shihet borë e madhe në bjeshkët e Vrellës së Istogut.

Deputeti i AAK-së ka thënë se i ka mbushur bateritë dhe se është gati për një javë me punë të rëndësishme nga Kuvendi i Kosovës.

“Duke shijuar bukuritë natyrore në “Lugun e Butë”.

Këto bjeshkë përrallore janë pasuri e madhe të cilat na i ka fal i madhi Zot.

Javën e ardhshme na presin punë të rëndësishme në seancën e Kuvendit.

“Battery full”, për çdo gjë” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/