75 Mall Live Search
20:04 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Pamje/Me tenxhere e lugë, protesta nga ballkonet kundër situatës politike

Me mjete të ndryshme (të parrezikshme), qytetarë të shumtë kanë dalur në ballkonet e tyre për të protestuar.

Kjo protestë,  po mbahet kundër zhvillimeve të fundit politike në vend në kohë pandemie.

 “Revolta dhe protestimi prej ballkonit e ka një simolikë të madhe dhe historike tek qytetarët e Kosovës. Gjatë viteve të 90-ta, qytetarët e Kosovës, nga ballkonet e dritatet e tyre kanë perdorur mjete të ndryshme të cilat krijojnë zhurmë për të shprehur revoltën ndaj sistemit shtypës të asaj kohe”, është thënë në thirrjen e shoqërisë civile për këtë protestë./Indeksonline