75 Mall Live Search
10:15 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Melo bën ndërhyrje ”kriminale” në ndeshjen, Palmeiras – Porteno

Mesfushori i njohur i Palmeiras, Felipe Melo është duke marrë pjesë me skuadrën braziliane në Copa Libertadores.

Melo, i cili njihet për karakterin e tij agresiv, shkaktoi mbrëmë një ndërhyrje ”kriminale”.

Në ndeshjen kundër Cerro Porteno, Melo ndërhyri ashpër në këmbën e majtë të Victor Caceres, transmeton IndeksOnline.

German Delfino, gjyqtari kryesor i takimit, dha kartonin e verdhë të dytë ndaj Melos, për ta përjashtuar nga loja.

Luis Felipe Scolari, trajner i Palmeiras, ishte i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit dhe këtë e diskutoi me gjyqtarin e katërt të ndeshjes.

Nuk është hera e parë që Melo shkakton ndërhyrje të tilla në karrierën e tij. Ai e bëri këtë edhe në Copa Libertadores në vitin e kaluar, në ndeshjen mes Penarol dhe Palmeiras./IndeksOnline/