Pamje: Mërgimtarët s’e harrojnë Kosovën ndonëse presin me orë të tëra në Hungari

Ka filluar ardhja e mërgimtarëve në Kosovë për festat e fundvitit.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga kufiri Hungari-Serbi, ku shihet se janë krijuar kolona të gjata në këtë pikë kufitare.
Një nga mërgimtarët që po pret në kufi ka treguar për IndeksOnline se pritjet janë me orë të tëra.
Ndryshe, kolona raportohet të ketë edhe në pikat tjera kufitare.
Në Qendrën Kombëtare të Menaxhimit Kufitar thuhet se pritjet për në hyrje në Merdare janë deri në 30 minuta, daljet deri në pesë minuta./IndeksOnline/

