Pamje/ Mijëra tifozë të Romës duke pritur në radhë për të hyrë në “Air Albania”

Në orën 21:00, në stadiumin “AIR Albania”, Roma dhe Feynoord do të luftojnë për të marrë në shtëpi trofeun e parë të këtij kompeticioni të UEFA-s.
Fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka, është duke qëndruar në Tiranë dhe po sjellë pamje nga atmosfera që po mbizotëron pak para finales së madhe Roma-Feyenoord.
Dy orë para fillimit të ndeshjes tifozët e Romës tani po presin që të hapen dyert dhe të futën në stadium.
