14:02 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / LB

Pamje/ Ministri Rakiq shihet sërish në Jarinjë me protestuesit serb

Ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq është parë sërish në Jarinjë më një grup protestuesish serb të cilët po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për veturat që hyjnë në Kosovë më targa serbe.

Rakiq ndodhet pikërisht në vendin ku janë shtuar disa kamionë të cilët ishin të ngarkuar me zhavor, shkruan “Indeksonline”.

Ekipi i IndeksOnline po vazhdon të qëndroi në Jarinjë për të raportuar në kohë reale për më të rejat nga kjo pikë kufitare.

Sot është dita e katërt prej kur vazhdojnë të mbesin të bllokuara dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak./Indeksonline/