16:55 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Momenti kur policia vrau ish-basketbollistin e NBA-s

Departamenti i policisë së Los Anxhelosit ka lansuar videon nga incidenti me ish-basketbollistin e njohur, Tyler Honeycutt.

Më 7 korrik, nëna e Honeycutt, Lisa Stazel telefonoi 911 për të kërkuar nga policia që të vininë në shtëpinë e saj në Sherman Oaks, Los Anxhelos.

Kjo pasi që djali i saj ishte duke u sjellur dhunshëm. Policia gjeti Honeycutt të fshur në shtëpi dhe kur ai filloi të gjuante në drejtim të policisë, ekipi i SWAT intervenoi.

Honeycutt më vonë u shpallë i vdekur pas kësaj skene dramatike, transmeton IndeksOnline.

Videoja, që është lansuar një muaj e dy javë pas këtij incidenti, fillon me thirrjen e nënës së tij ndaj policisë duke treguar gjendjen e djalit të saj.

Në video shihet se ajo iu tregoi policëve që djali i saj posedon armë dhe se është duke pasur çrregullime në tru.

Për më shumë, videoja e mëposhtme tregon gjithçka në lidhje me këtë moment./IndeksOnline/