75 Mall Live Search
23:33 / E Diele, 07 Prill 2024 / FR

Pamje/ Momenti kur vetura i godet dy fëmijët në Pejë

Gjatë ditës së sotme dy fëmijë u goditën në zebra nga një veturë në Pejë.

Indeksonline ka mësuar së njëri nga fëmijët e aksidentuar është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:45 policia është njoftuar për një aksident. Në këtë aksident kanë qënë të involvuar një veturë dhe dy fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim në spital”, ka thënë Rugova

Në pamjet e kësaj ngjarje, vërehen fëmijë duke kaluar rrugen, kur në moment vetura e tipit golf vie me shpejtësi ku edhe i godet.