10:11 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Pamje:Mungojnë turistët për t’i ushqyer, qindra majmunë pushtojnë Tajlandën, për një banane

Qindra majmunë të uritur u panë duke luftuar mbi një banane të vetme në Tajlandë pasi koronavirusi shkaktoi një rënie të madhe në numrin e turistëve që i ushqejnë ato, transmeton Indeksonline.

Primatët zakonisht ushqehen mirë nga turistët në Lopburi, Tajlandën Qendrore, por vizitorët janë rënë për shkak të virusit COVID-19 i cili ka prekur gjithë botën.

Kafshët  u raportua se ishin pjesë e dy ‘bandave rivale’ të përbëra nga majmunët që banojnë në qytet dhe nga zonat e tempullit që po luftonin për ushqim.

Pamjet tregojnë qindra majmunë që kalojnë një rrugë dhe pastaj ndjekin një majmun të vetëm, i cili ka kapur një banane./Indeksonline