75 Mall Live Search
12:59 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

PAMJE/Në Mitrovicë, funksionon çdo gjë sikur të mos kishte fare coronavirus

Bizneset e hapura, vetura sa të duash, pamje që të ngjason me normalitet, shihet përmes kësaj video në Mitrovicë.

Ani pse vendi ka tashmë dy javë që po përballet me pandeminë globale Covid-19, për qytetarët e Mitrovicës dhe bizneset atje, ky nuk paraqet ndonjë problem.

Dyqane të hapura, makina gjithandej duke qarkulluar shihen përmes kësaj video të dërguar në IndeksOnline nga lexuesit e saj.