75 Mall Live Search
15:56 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pamje nga aksidenti i rëndë, në fshatin Zabel i Ulët

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në fshatin Zabel i Ulët, në aksin rrugor Komoran-Drenas, me ç’rast është bllokuar edhe ky aks.

Dyshohet se numri i të lënduarve është më shumë se pesë persona.

Indeksonline ka siguruar pamje nga ky aksident.

Njësitet policore dhe ambulance kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe po merren me rastin.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Për momentin ky aks rrugor është i mbyllur, derisa të kryhet procedurat e nevojshme.

Policia ikurajon qytetarët që të shmangin këtë rrugë, e të përdorin rrugë alternative, që të mos krijohen kolona të gjata.