Pamje nga aksidenti i rëndë në Zllakuqan, ku u lënduan 5 persona

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor, si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, vazhdon të jetë shqetësues.
5 persona mbetën të lënduar pasditen e sotme, në aksidentin që ndodhi në afërsi të fshatit Zllakuqan të Klinës, ku dy makina u përplasën.
Derisa, rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, IndeksOnline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas këtyre imazheve, mund të shihni se si njëra veturë ka përfunduar jashtë rrugës, teksa tjetra ka dëme të mëdha materiale.

