75 Mall Live Search
23:11 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / AR

Pamje nga aksidenti në Podujevë ku vdiq i riu

Një i ri i moshës rreth 30 vjeç ka humbur jetën sonte si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Shtedim të Podujevës.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci./Indeksonline/

Më poshtë pamje nga aksidenti tragjik: