Pamje nga aksidenti në autostradë, në të njëjtin vend dje dy gra humbën jetën
IndeksOnline ka raportuar më herët për një aksident i cili ka ndodhur rreth orës 07:47 në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtimi Suharekë-Duhël, tek vendi i njejtë ku gjetën vdekjen 2 shtetaset shqiptare.
Redaksia ka siguruar pamje nga aksidenti ku u përfëshinë dy vetura.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënës polici Bajram Krasniqi i cili ka bërë të ditur se dy persona kanë mbetur të lënduar.
“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje”, ka thënë Krasniqi./IndeksOnline/

