Pamje nga aksidenti në Klinë ku vdiq një person e disa të tjerë u lënduan

Gjatë mbrëmjes së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Klinë.
Në atë aksident ishin të përfshirë një autobus dhe dy vetura, ku si pasojë një person vdiq dhe së paku dy të tjerë janë lënduar.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”, u shpreh ai.
Gashi tha se me kohë do të jepen detaje të tjera lidhur me rastin.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
KLIKO KËTU për të parë videon.